Si mund të marr pjesë në Garën?

Me kalimin e provimit të Microsoftit Office Specialist rezultatet tuaja do të janë në mënyrë automatike pjesa e Garës Kosovare MOS dhe të Garës Botërore MOS. Lista mujore e 5 pjesëmarrësve më të mire, si edhe mentorët dhe shkollat e tyre do të publikohen rregullisht në http://kampionatimos.com/.
Nëse keni pyetje lidhur me pjesëmarrjen në garë dërgoni email në mos.ubt@ubt-uni.net dhe në office@certiadria.com.

Kush mund të marrë pjesë në Garën?

Për të marrë pjesë në Garën Shtetërore “MOS” që mbahet në Kosovë, pastaj dhe në Garën Botërore “MOS”, në SHBA, kandidatët duhet të janë nxënës/studentë që janë të regjistruar në institucione të akredituara akademike të pranuara nga shteti në të cilin veprojnë. Pjesëmarrësit duhet të jenë të moshës nga 13 deri 22 vjet (përfundimisht deri më 15 qershor, 2019 ).

Pjesëmarrësit e Garës Botërore “MOS”, duhet të dorëzojnë dëshmi për moshën dhe statusin e nxënësit/studentit me kërkesë të organizatorit.

Personat e punësuar në Certiport Inc., partnerë të autorizuar të Certiportit, degët e tyre, filialet, shoqatat e lidhura prindërore dhe agjensione dhe persona që jetojnë në amvisëritë të njëjta me të punësuarit nuk mund të marrin pjesë në garën. Më dhënien e provimit zyrtar të “MOS” dhe me hyrjen në garë, pjesëmarrësit duhet të pajtohen që t’i përmbahen kushteve dhe rregullave zyrtare që janë të zyrtare.

A mund të marrin pjesë studentë të Akademisë Microsoft TI?

Po, studentët e Akademisë Microsoft TI mund të marrin pjesë. Studentët që synojnë të marrin pjesë në garë, mund të shfrytëzojnë materialet që ofrohen në shkollën e tyre nëpërmjet programit të Akademisë Microsoft TI (ITA).

Ky program ofron mundësi për orë praktike, plane të adaptuara për mësim dhe mundësi për zhvillim profesional.

Si mund të jap provimin zyrtar në garën MOS?

Këtë vit, garën do ta mbështesin sponsorë të shumtë të cilët do të ndihmojnë në çdo aspekt kandidatët e interesuar për provimin zyrtar të MOS.

Për të fituar provimin falas nga sponsorët është nevojshme të paraqiteni në ueb faqen tonë http://kampionatimos.com/

Më pas në e-mailin tuaj do të merrni të bashkangjitur provimin kualifikues të cilin duhet ta jepni për të fituar të drejtën e pjesëmarrjes në provimin zyrtar të “Microsoft Office Specialist”.

Detaje për provimin kualifikues

  • 25 pyetje
  • 50 minuta për përgjigje në pyetjet e parashtruar
  • Çdo pyetje poentohet me 40 pika
  • Keni të drejtë 2 herë të jepni provimin kualifikues
  • Pyetjet me përgjigjet që ofrojnë zgjedhjet e duhura
  • Disa pyetje kanë më shumë se një përgjigje të saktë
  • Provimet e sponsoruara janë të ndarë në dy grupe

Si mund ta jap provimin zyrtar MOS?

  • Me kalimin e provimit zyrtar “MOS” nga sponsorët, është nevojshme të jepet paraprakisht provim kualifikues, i cili është shpjeguar në pjesën më lartë.
  • Çdo kandidat mund të marrë vetëm 1 provim falas
  • Dhënia e provimit zyrtar të “MOS” në mënyrë të rregullt
  • Çdo kandidat që i plotëson rregullat e cituara në pjesën e dytë, ka të drejtë të japë provimin e dëshiruar sa herë do të dojë, kurse çmimi i provimit është 30 euro.

Si zgjedhen Fituesit botërore për Word, Excel dhe PowerPoint?

Të gjithë kampionë rajonalë/shtetërorë do të janë të ftuar në Garën Botërore “MOS” të garojnë për titullin: Kampion Botëror MOS për Word 2013 ose 2016, Excel 2013 ose 2016 dhe PowerPoint 2013 ose 2016.

Gjatë Garës Botërore “MOS” të gjithë kampionë rajonalë/shtetërorë do të janë testuar dhe të monitoruar. Përgjithësisht, prej pjesëmarrësve kërkohet t’i plotësojnë provimet vetëm një herë, por mund të ndodh që Certiporti të kërkojë testim të dyfishtë.

Të gjithë pjesëmarrësit të Garës Botërore “MOS” janë përgjegjës të përgatiten për të garuar në kategoritë e tyre.

Organizatorët mund t’u sigurojnë pjesëmarrësve materiale për përgatitje me qëllim që të lehtësojnë përgatitjet e trajnimit për çdo pjesëmarrës.

Si e zgjedh rezultatin fitues Certiport?

Nëse dy pjesëmarrës të Garës Botërore “MOS” kanë numër të njëjtë të pikëve nga provimi, finalisti i cili e ka mbaruar provimin për kohë më të shkurtër do të llogaritet për fitues. Vendimet e gjyqtarëve janë përfundimtarë.

Fituesit do të shpallen gjatë ceremonisë së dhënies së shpërblimeve.

Kush hyn në Finalen e Madhe në Kosovë?

40 nxënësit/studentët më të mirë nga Kosova do të garojnë në finalen e madhe që do të mbahet më 27.05.2019 në UBT në Prishtinë.

Në çfarë gjuhë do të jepet provimi?

Provimi zyrtar i “Microsoft Office Specialist”, është në gjuhën angleze, si dhe në Garën Shtetërore e cilën mbahet në Kosovë, ashtu edhe për Garën Botërore në SHBA.

Sa herë mund të jap provimin kualifikues për Garën?

Nuk ekziston kufizimi i numrit të marrjes së provimeve zyrtare “MOS”, derisa garuesit nuk i përmbahen rregullave zyrtare të garës së “Microsoft Office Specialist” në lidhje me ri dhënien e provimit.

Pjesëmarrësit të cilët nuk i përmbahen politikës së garës së “Microsoft Office Specialist” në lidhje me ri dhënien e provimit do të janë të diskualifikuar menjëherë.

Certiporti mban të drejtat të diskualifikojë pjesëmarrësit për arsyet e cekura më lartë.

Sa lloje të ndryshme të provimeve kualifikuese mund të jap gjatë kohës së garës?

Gjatë rrethit kualifikues një nxënës/student mund të japë disa lloje të provimeve.

Për shembull, mund të japë provim për Excel 2013 dhe Excel 2016.

Mirëpo, nëse kualifikohet për pjesëmarrjen e rrethit rajonal/shtetëror ose për rrethin final në New York, SHBA, mund të garohet vetëm për një kategori.

.

Për pyetje të tjera lidhur me Garën Shtetërore “MOS”, mund të shkruani e-mailin: mos.ubt@ubt-uni.net  dhe në office@certiadria.com.

Me marrjen e provimit zyrtar të garës “MOS”, do të merrni certifikatë të pranuar në mbarë botën, si dhe nga kompania Microsoft.

Me marrjen e provimit zyrtar MOS, përfitoheni me Çertifikatë të pranuar botërore nga Microsofti.

×
×